Reagimi i Kukësit, vetëm kronologji

Verilindorët kanë kundërshtuar vendimin e FIFA-s, në pikën që nuk kanë shfaqur interes për lojtarin, duke lënë jashtë fokusit verdiktin përfundimtar, por dhe lajmëruar që nuk do të heqin dorë

Nuk ka munguar reagimi zyrtar i Kukësit, i cili përmes një postimi në sajtin zyrtar, kanë kundërshtuar argumentin e FIFA-s, i cili theksonte se Kukësi nuk ka shfaqur interes për lojtarin. Verilindorët kanë përshkruar situatën në mënyrë kronologjike dhe vetëm kanë njoftuar se do të ndjekin hapat e më tejshëm, por duke mos prekur detaje kontraktuale, pse ata besojnë se FIFA në këtë raund ka gabuar. Të kapur në befasi, pasi janë njoftuar përmes medieve për vendimin e FIFA-s, duket se kuksianët nuk e kanë pritur që vendimi të jepej kaq shpejt. Interesant mbetet fakti se klubi i Kukësit nuk e ka poseduar materialin e FIFA-s edhe pse prej shumë orësh është vënë në dijeni të tij.

REAGIMI – “Skuadra e Kukësit mësoi vendimin e përkohshëm dhe jo përfundimtar të FIFA-s, në lidhje me çështjen e lojtarit nën kontratë me Kukësin, Izair Emini. Që në krye të herës duam të lajmërojmë se klubi i Kukësit do të vazhdojë procedurat në organet e FIFA-s duke i vendosur në dispozicion këtij institucioni të gjitha dokumentacionin  përkatës.

Në lidhje me argumentet e dhënë, ka pasaktësi, pasi skuadra e Kukësit ka kërkuar rikthimin e sulmuesit Izair Emini dhe ka ndërmarrë edhe të gjitha hapat përkatës duke njoftuar edhe FSHF-në, klubin e Shkëndijës dhe Federatën Maqedonase të Futbollit.

Kukësi që në momentin e parë që lojtari nuk është paraqitur në datën e kërkuar nga klubi ka vënë në dijeni FSHF-në për mungesën e tij. Më tej, klubi i Kukësit ka depozituar edhe një kërkesë në FSHF për rikthimin e sulmuesit. Ka vënë në dijeni edhe klubin e Shkëndijës për kontratën e futbollistit me Kukësin dhe ka kërkuar që të mos e federojë. Një shkresë e tillë i është dorëzuar edhe Federatës Maqedonase të Futbollit duke i kërkuar që të mos e federojë lojtarin. Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë në një linjë me klubin e Kukësit, pasi ka refuzuar kalimin e kartonit të transferimit në sistemin TMS. Të gjitha këto veprime të klubit të Kukësit duke përfshirë edhe njoftimet që i janë bërë lojtarit për paraqitje tregojnë qartë dëshirën e skuadrës së Kukësit për ta pasur në ekip”, përfundon deklarata e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online