Kuqezinjtë e Bogdanit ndalen në miqësoren e dytë

0

Shqipëria U-19 fitoi para dy ditësh në Fier kundër Gjeorgjisë, por sot ka imituar kombëtaren U-19 të femrave, sepse u mund 1-0 nga Gjeorgjia.

Ashtu si femrat, edhe djemtë e drejtuar nga Bogdani miqësoren e dytë e luajtën në orar të pazakontë, në orën 10.00 paradite në “Loni Papuçiu”.

Një autogol i Isufajt në minutën e 49-të mposhti Shqipërinë, që u mundua shumë që të evitonte disfatën.

Gjithsesi, ishte vetëm një miqësore dhe Bogdani i provoi të gjithë, para se të vendosë për grupin dhe formacionin që do të zbresë në fushë që prej ndeshjes së parë kualifikuese për Europianin e ardhshëm, ku jemi në një grup me Ukrainën, Malin e Zi dhe Norvegjinë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.