Kupa ndryshon planin e Superiores, programohet java e katërt

Janë zhvilluar tre javë kampionat deri më tani, ndërkohë që Superiorja rikthehet sërish në fundjavë. Ndryshe nga se kishte ndodhur në javët e para, nuk do të ketë ndeshje të premten. Kjo pasi të mërkurën luhen ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Ka ndryshime edhe të orareve, teksa ndeshjet tashmë do të zhvillohen në oraret 15:45 dhe 18:45 të shtunën e të dielën, kurse të hënën luhet prej orës 19:45. Java mbyllet me kryesfidën e kreut, atë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë.

Java hapet me Kamza-Kastrioti, ndërkohë që më pas zhvillohet takimi tjetër mes Teutës dhe Kukësit. Të dielën Laçi pret Partizanin në shtëpi, kurse në mbrëmje Tirana do tentojë fitoren e parë me Luftëtarin e vendit të fundit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E shtunë, më 15 shtator 2018
Kamza-Kastrioti (15:45)
Teuta-Kukësi (18:45)
E diel, më 16 shtator 2018
Lacci-Partizani (15:45)
Tirana-Luftëtari (18:45)

E hënë, më 17 shtator 2018
Flamurtari-Skënderbeu 19:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *