Dëmtimi i Kirikesh, edhe Ajeti një opsion për Napolin

Napoli, duke parë se Vlad Kirikesh mund të mungojë nga katër në gjashtë muaj pas dëmtimit të gju në ndeshjen me kombëtaren rumune, po sheh mundësinë e afrimit të një tjetër lojtari që është pa kontratë për momentin. Opsionet janë disa, por nuk është se kanë ndonjë CV të pasur

Mes emrave të shumtë të përfshirë në listën e “calciomercato.it” është edhe mbrojtësi i kombëtares, Arlind Ajeti. Veç tij në listë është edhe vëllai i Pol Pogba, 28-vjeçari Florent Pogba. E shkuara e tij ka kaluar përmes dëmtimeve të shumta.

Diego Polena është një tjetër lojtar i lirë. Në të shkuarën uruguaiani ka qenë pjesë e Xhenoas, ndërkohë që këtë verë e tentoi Frozinone. Serdar Taski, tashmë 31 vjeç, gjithashtu është pa ekip. Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut është larguar nga Spartaku i Moskës.

Sebastien Basong gjithashtu është pa ekip. Kamerunasi ka qenë pjesë e Totenhem dhe Norviç në Angli në të shkuarën. Bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë, i cili tashmë është 32 vjeç. Davideo Lomban është emri tjetër i mbrojtësi qendror që është i lirë dhe pret të nënshkruar. 31-vjeçari spanjoll ka qenë pjesë e Eibar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online