Kupa e Zvicrës ka pasur lumë golash sot, ku rekordin e pati Grasshopersi, që fitoi 10-0 jashtë fushe në Romontua, me 7 gola shqiptarë: 3 Fazliu e Kamberaj, një gol Avdijaj.
Bazeli fitoi 2-0 jashtë fushe, duke u mjaftuat me pak, ndaj një rivali modest si Vetsvil-Bonshteten. Taulant Xhaka luajti titullar dhe shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke zhbllokuar shifrat në minutën e 39-të.
Taulant Xhaka free kick by gazetametro
Edhe Ermir Lenjani ishte titullar dhe gjeti golin sot, në fitoren 9-1 jashtë fushe të Sionit, në Granihen.
Fitoi jashtë fushe edhe Sant Galleni, 8-3 në Baden, ndërsa golin e gjashtë e shënoi me 11-metërsh mesfushori Gjelbrim Taipi.