Falkao fenomenal me Monakon, “El Loco” Bielsa humbet pa portier

Vazhdon “shiu i golave në Ligën 1 franceze, që këto vitet e fundit ka ndryshuar fytyrë, sepse pak nga pak është kthyer në një kampionat me futboll sulmues dhe me shumë gola.

Sot Monako fitoi 4-1 në Dizhon dhe e bëri pa pasur nevojë për Kilian Mbapenë, në stol për 90 minuta. Mendoi Radamel Falkao të zgjidhte gjithçka, sepse shënoi në minutat 3, 37 e 51, ndërsa Zhemerson shënoi golin tjetër të kampionëve në fuqi, me roveshatë.

Ndërkaq, ndeshje çudirash në Strasburg, ku Lila e drejtuar nga Marselo Bielsa u shpartallua 3-0, por jo dhe aq për faj të vet. Kjo për faktin se fatin e pati kundër, me 3 zëvendësime që në pjesën e parë. Këtu ka dilema: dy zëvendësimet e para ishin për dëmtime, por i treti u duk thjesht zëvendësim taktim, pasi Bajo Ture e kishte një të verdhë.

Në minutën e 63-të portieri titullar doli me karton të kuq dhe në vazhdim Lila luajti me dy lojtarë të ndryshëm në portë: fillimisht dorezat i veshi sulmuesi Nikola de Previj, i cili në minutën e 74-t pësoi një gol të evitueshëm, ndërsa më pas Ibrahim Amadu u bë portier, por në minutën e 82-të shkaktoi penalltinë e golit të dytë. Në fund Strasburgu shënoi edhe golin e tretë, duke nisur festën për fitoren e parë sezonale, ndërsa Lila shpreson të mos përsëritet më një ditë e tillë.

Strasbourg 3-0 Lille – Les Buts et Résumé – 13… by goalsarena2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online