Tirana dhe Partizani janë skuadrat e para që arrijnë të kualifikohen në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, pasi kanë fituar respektivisht ndaj Ilirisë dhe Tërbunit me rezultatin e njëjtë 4-0. Dy skuadrat nga kryeqyteti do të përballje të premten në derbin e munguar dhe kjo ka qenë arsyeja se pse kanë zbritur në fushë më herët se skuadrat e tjera të Superiore.
Si bardheblutë ashtu dhe “demat” i kanë kthyer ndeshjet e tyre në takime stërvitore, kjo dhe për faktin se kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen e parë.
Senatamu ka likuiduar në pak minuta Ilirinë në pjesën e parë, duke i shënuar plot 3 gola. Goli i katërt u shënua nga Ngo, pak minuta para fundit. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-4 dhe ishte një ndeshje e cila vlente sa për statistikë. Ngo dhe Greca ju afruan golit disa herë, madje goditën dhe shtyllën, por nuk pati ndryshim rezultati. Nga minuta në fushë zbriste dhe kapiteni Erando Karabeci, i cili në ndeshjet e fundit në kampionat nuk është preferuar nga trajneri Ze Maria.
Për t’u veçuar që në fushë zbriti nga minuta e parë sulmuesi Majkëll Ngo, i cili vjen pas një dëmtimi dhe rikthehet që të luajë si titullarë. Po ashtu dhe Grent Halili ishte titullar.
DIREKT
Kompleksi “Skënder Halili”, Tiranë
Tirana 4-0 Iliria (4-1)
Shënues: Sentamu 24′, 29′, 40′, Ngo 79′
24′ – Sentamu tregohet i saktë pas pasimit të Karabecit duke goditur nga brenda zone dhe duke shënuar golin e avantazhit.
29′ – Sërish Sentamu nuk gabon dhe arrin që të shënojë golin e dytë, pas shërbimt të sulmuesit Ngo.
40′ – Pas harkimit të Grecës është përsëri Sentamu që realion golin e tretë personal.
79′ – Muçi hakroi nga e djathta dhe Ngo doli i vetëm me portierin, duke shënuar golin e katërt.
Tirana: Moçka, Tinga, Cake, Ismailgeci, Çelhaka, Karabeci, Kërçiku (Stafa 59’) Greca, Sentamu (Muçi 53’), Ngo, Halili. Trajneri: Ze Maria.
Iliria: Ziri, Hoxha, Selmani, Sala, Baku, Demiraj, Xhaferraj, Manellari, Lama, Simo (Xhymeriu 46’), Kulli. Trajner: F. Sula.
Kartonë të verdhë: Çelhaka 43’, Greca 75’/ Selmani 78′
Edhe Partizani vulosi gjithçka që në pjesën e parë, me Çinarin (dy herë) dhe Bardhin që realizuan që në pjesën e parë. Gega kishte vendosur që të luante me lojtarë të rinj që kishin pasur pak minuta, kjo dhe për të kursyer energji për ndeshjen e së premtes.
Në pjesën e dytë ka shënuar dhe Rubin Hebaj, duke vulosur rezultatin 4-0.
Kompleksi Pezë-Helmëz, Tiranë
Partizani 4-0 Tërbuni (1-0)
Shënues: Çinari 15′, 39′, Bardhi 31′, Hebaj 82′
15′ – Një kombinim i bukur mes Kotes dhe Çinarit finalizohet me gol nga shkodrani, i cili shënon ashtu si në ndeshjen e parë.
31′ – Bardhi këtë herë nuk gabon nga qendra e zonës kundërshtare, duke dyfishuar rezultatin.
39′ – Çinari realzion dhe golin e tretë për Partizanin dhe të dytin personal.
82′ – Shkodrani është treguar mjaft i saktë duke shënuar dhe goline katërt.
Partizani: Xhika, Gojkoviç, Bitri (Ferati 51′), Kalari, So (Statoviç 46′), Kote, Kodra, Hysenaj, Çinari, Bardhi (Daci 46′), Hebaj. Trajner: S. Gega.
Tërbuni: A. Zagani, Lila, Meshaj, S. Zagani (Palushajn 46′), Bregasi, Xhuveli (Kamshi 74′), Kumanova, Roshi, Mezini, Taku, Saliaj (Isaraj 46′). Trajner: O Kërnaja.