Kukësi shton stafin, rikthen në Superiore një italian

Kukësi i këtij sezoni është një ndër skuadrat me kontingjentin më të plotë në Kategorinë Superiore. Por, presidenti  Gjici nuk ka lënë pa harruar dhe stafin teknik. Sipas asaj që raporton “Telesport”, në stërvitjen e sotme të verilindorëve ka qenë i pranishëm dhe përgatitësi i ri atletik.

Bëhet fjalë për ish-përgatitësin atletik të Vllaznisë, Daniele Nervi. Eksperienca e parë e italianit në Shqipëri zgjati më pak se tetë muaj, por aq mjaftuan që ai të linte përshtypje nga më të mirat me punën e tij te skuadra shkodrane.

Nervi kur ishte pjesë e Vllaznisë në vitin 2014

Nervi do të jetë ndihmësi i tretë i trajnerit i Armando Cungut, krahas zëvendës-trajnerit Rrahman Hallaci dhe trajnerit të portierëve Ermal Nexhipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online