Kupa e Shqipërisë, sytë nga katër finalet e kthimit

Tetë ndeshje, 16 skuadra në fushë. Takime që luhen prej orës 13:30 të gjitha dhe sot do të mësohen skuadrat që kalojnë në fazën çerekfinale. Katër janë takimet që shikohet si më interesantet. Laçi duhet të përmbysë humbjen 2-0 që ka pësuar në Ballsh dhe është skuadra me misionin më të vështirë, së bashku me Flamurtarin.

Vlonjatët u mposhtën me të njëjtin rezultat në Tirana në kryeqytet. Vllaznia ka fituar me përmbysje në Shkodër kundër Kamzës, por rezultati 2-1 e mban të hapur kualifikimin. Kukësi është skuadra tjetër e Superiores që duhet të triumfojë për të kaluar më tej. Para dy javësh verilindorët janë mposhtur 2-1 në Fier nga Apolonia. Këta të fundit do mundohen ta surprizojnë sërish skuadrën e Cungut.

Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë (ndeshjet e kthimit)

E mërkurë, më 6 shkurt
Grupi A
Ora 13:30 | Partizani-Kastrioti (4-2)
Ora 13:30 | Kamza-Vllaznia (1-2)
Ora 13:30 | Luftëtari-Egnatia (3-0)
Ora 13:30 | Skënderbeu-Besëlidhja (1-2)

E mërkurë, më 6 shkurt
GRUPI B
Ora 13:30 | Kukësi-Apolonia (1-2)
Ora 13:30 | Teuta-Lushnja (3-1)
Ora 13:30 | Flamurtari-Tirana (0-2)
Ora 13:30 | Laçi-Bylisi (0-2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *