Kupa e Shqipërisë/ Njihuni me sfidat e turit të dytë, spikat derbi Dinamo – Tirana

Do të luhen këtë të mërkurë ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku 16 skuadrat që kanë kaluar në këtë fazë do të zbresin në fushën e lojës për t’u përballur me njëra-tjetrën. Janë gjithësej 8 sfida, shtatë prej tyre do të luhen duke nisur nga ora 14:00 ndërsa ndeshja më interesante e kësaj faze mes  Dinamos dhe Tiranës do të nisë në ora 16:45.

Në grupin A, Korabi do të përballet me Teutën e Edi Martinit, ndërsa Partizani i Ilir Dajës do të luajë në transfertën e Besëlidhjes. Drejt Mallakastrës do të udhëtojë Skënderbeu, që do të luajë një sfidë mjaft interesante ndaj Bylisit, ndërsa ora 16:45 rezervon derbin e kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Grupi ANë ora 14:00 do të luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupit B. Laçi do të luajë kundër Tomorit, ndërsa shkodranët e Vllaznisë të drejtuar nga Brdaric do të udhëtojnë drejt Pogradecit. Kukësi do të sfidojë Egnatian e Maganit, ndërsa Kastrioti do të masë forcat me Flamurtarin.

Ora 14:00

Korabi-Teuta

Besëlidhja-Partizani

Bylis-Skënderbeu

Ora 16:45

Dinamo-Tirana

Grupi B

Ora 14:00

Tomori-Laçi

Pogradeci-Vllaznia

Egnatia-Kukësi

Flamurtari-Kastrioti

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online