E kishin nën vëzhgim prej vitesh, klubi i njohur spanjoll “fërkon duart” për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla duket se do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e muajit janar. Marrëdhënia e tij me Murinjon mori goditjen përfundimtare që pas asaj humbjeje 6-1 kundër Bodo/Glimt-it dhe largimi mbetet rruga më e mirë për karrierën tij. Duke marrë shkas nga kjo situatë e krijuar në Romën ekipet kanë kthyer sytë drejt kryeqytetit italian dhe po shqyrtojnë mundësinë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Pas Udinezes në Serie A, interesimi i radhës vjen nga Spanja. Sevija “po fërkon duart” pas zhvillimeve të fundit mes Kumbullës dhe Murinjos dhe në janar kërkojnë të sjellin në La Liga 21-vjeçarin e Kombëtares kuqezi. Sipas mediave spanjolle, emri i Marashit nuk është i panjohur për këtë klub. Sevija e ka pasur nën vëzhdim prej disa sezonesh talentin shqiptar, ndërsa tani duket mundësia më e mirë për tu hedhur në aksion për transferimin e tij. Mbrojtësi i tyre, Kunde do të largohet dhe Kumbulla shihet si zëvendësuesi ideal i tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online