“Në Shqipëri ka racizëm, do isha mashtrues ndryshe”! Egbo: Trajner portierësh? Nuk është faji im që jam i kompletuar

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur në ditën e sotme ndeshjet e kthimit sa i përket çerekfinaleve. Tirana shkonte për turizëm në Lezhë, ndërsa pas fitores së marrë në shifrat 5-1, fati i kualifikimit ishte vendosur.

Pikërisht për këtë arsye, trajneri Egbo i ka besuar lojtarëve të rinjë dhe atyre që kanë qëndruar në stol përgjatë kësaj kohe. Por ndaj Besëlidhjes nuk kanë mundur që të shfaqin vlerat e tyre, teksa Gjorgjeviç ka hapur takimin pas një goli të bukur në minutën e 46, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Në aksionin e fundit përpara se të mbyllej gjithçka ishte Ernest Muçi që me një veprim të bukur dhuroi golin e barazimit tek bardheblutë. Pra do të kemi eliminimin me nder të Besëlidhjes, që barazon me Tiranën në shifrat 1-1 dhe shkon në shtëpi teksa më herët kishte hequr Partizanin nga Kupa.

Nëse dikush priste probleme nga ana e Kukësit që t’i tregonte me ndeshjen e zhvilluar ndaj Apolonisë, kjo nuk ndodhi. Verilindorët kanë fituar pastër dhe në shifrat 3-1, duke mos e vendosur për asnjë moment në diskutim kualifikimin dhe duke realizuar thjeshtë me Lulajn, Shkurtajn dhe Ethemin.

Nga ana tjetër ishte Teuta që arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi arriti të fitonte 1-0 ndaj Vllaznisë, ndërsa takimi i parë ishte mbyllur 2-2. Pas një driblimi në krahë të Kallakut, shkodranët janë hipnotizuar dhe të përgjumur në mbrojtje, do ia bënin të lehtë Arapit për të vendosur takimin. Ndërkohë më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Egbo (Tirana): “Me rëndësi është që nuk e kemi humbur ndeshjen. Kishte temperatura të larta sot dhe i kam thënë djemëve që të bënin kujdes pasi të parën e kishim fituar 5-1. Një koment për zërat e largimit tim nga Tirana?  Nuk kam asnjë koment. Do të isha mashtruesi më i madh nëse do të thoja që në Shqipëri nuk ka racizëm. Ka ashtu si edhe në çdo vend të botës. Edhe në Nigeri, në vendin tim, ka nga ata që nuk duan njëri-tjetrin. Pra ka njerëz të mirë dhe të këqinjë. Por nuk kam gjysmën e jetës këtu në Shqipëri që t’ju them saktësisht sesa janë këta persona. Trajner portierësh? Nuk është faji im që jam i kompletuar, se kam licencë për të stërvitur portierët dhe futbollistët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online