Trajneri Gjoka duhet t’i bëjë llogaritë pa mesfushorin Zhan Karioka. Edhe pse braziliani dhe stafi mjekësor bënë të pamundurën, 28-vjeçari do të jetë i detyruar që ta ndjekë ndeshjen nga stoli. Veç Kariokës, edhe Memini nuk do të jetë në dispozicion për këtë sfidë, ashtu si dhe Idrizi. Mbrojtësit durrsak i ka humbur pasaporta, ndërsa atij nga Podujeva nuk i është dhënë viza nga shteti moldav, duke qenë një shtetas i Kosovës.
Mes shumë mungesash, trajneri Gjoka i është dashur që të ndryshojë llogaritë. Porta dhe mbrojtja mbeten të paprekura, me Koliçin që do të vihet mes tre shtyllave dhe para tij Hallaçi, Shameti, Serran dhe Rrumbullaku. Në mesfushë më i tërhequr i paprekshëm duket Musolli, ndërsa para tij do të vihen Lena dhe debutuesi Zeqiri. Në të majtë Kale ka fituar një fanellë titullari, ndërsa në krahun tjetër do të përshtate sulmuesi Guri si një mesfushor. Në majën e sulmit mbetet një pikë referimi veterani kroat Pero Pejiç.
Nëse Kukësi vjen me disa mungesa, në krahun tjetër Sherifi i Tiraspolit, do të zbresë në fushë i plotë.
FORMACIONET
Formacioni i mundshëm i Sherif Tiraspolit (4-5-1)
Mikuliç – Kristiano – Raku – Posmak – Sushiç – Damashkan – Anton – De Nujer – Brezovec – – Bajala – Mugosha
Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-1-4-1)
Koliçi – Hallaçi – Shameti – Serran – Rrumbullaku – Musolli – Guri – Lena – Zeqiri – Kale – Pejiç