Kalidu Kulibali ishte kryeqendra e vëmendjes në ndeshjen midis Napolit dhe Bolonjës. Qendërmbrojtësi e pa ndeshjen nga tribunat për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin ndaj Interit, një ndeshje kjo që u shoqërua me kore raciste kundrejt lojtarit të Napolit.
Në mbrëmjen e sotme, tifozët e skuadrës së Napolit u solidarizuan me lojtarin, duke shprehur mbështetjen e tyre me anë posterave të ndryshëm, ose letrave ku ishte printuar portreti i 27-vjeçarit.
I veçantë ishte dhe veprim i mbrojtësit algjerian, Fauzi Gulam, i cili krehu nxehjen para takimit me fanellën e shokut të tij të skuadrës.