Tifozët e Senegalit dhe Tunizisë përjetuan emocione të forta në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës. Të dy ekipet humbën nga një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Senegali avancoi në finalen e madhe falë një autogoli të mbrojtësit Bron në shtesa.
Luanët afrikanë do të ndeshen përballë Algjerisë në finalen e 19 korrikut, ndërsa do të vuajnë mungesën e madhe të Kalidu Kulibali. Kartoni i verdhë që mori në rastin e penalltisë së shkaktuar i kushtoi finalen e madhe mbrojtësit të Napolit.
28-vjeçari ka shprehur në rrjetet sociale kënaqësinë e kualifikimit, por edhe mërzitjen për humbjen e mundësisë për të luajtur në finale.
“Një finale që i jep gëzim gjithë popullit dhe ndihemi krenarë për këtë arritje. Do të jetë e dhimbshme të mos luaj, por do të jem përkrah vëllezërve të mi për të shkruar historinë”, shkruan Kulibali në faqen e tij në Twitter.
È una finale che dà gioia a un intero popolo e noi ne siamo orgogliosi. Sarà doloroso non giocarla. Ma sarò ugualmente al fianco dei miei fratelli per scrivere la storia: allez lions ????
?? #SENTUN 1-0 ??#AFCON2019 #KK ??
? @caf_online pic.twitter.com/WIYFwTScNH
— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) July 14, 2019