“Kulibali? Ai është i familjes”

Napoli po përgatitet për edicionin e ri futbollistik dhe e ka bërë të qartë se nuk heq aspak dorë nga pretendimet për të ndaluar Juven. Edicionin e fundit napolitanët i shkuan shuam afër, por në fund Juventusi triumfoi me eksperiencën që ka.

Në ditët e fundit janë lakuar shumë emra për skuadrën e Karlo Ançeloti, por kur vjen puna tek mbrojtësi Kulibali, nuk ka shumë diskutime. 27-vjeçari duket se është bërë pjesë e pandarë e Napolit, diçka që dhe presidenti Aurelio De Laurentis e ka shprehur në radion “Kis-Kis” se senegalezi do të rinovojë dhe ky nuk do të jetë aspak një problem: “Nuk do të jetë fare nevoja për të diskutuar mbi rinovimin. Ai është pjesë e familjes dhe me sjelljen që ka ai nuk do të jetë fare nevoja që të kemi mosmarrëveshje.

Kulibali luan prej 4 edicionesh me Napolin, por sezonin e fundit realizoi dhe 5 gola. Lojtari në fjalë ishte dhe në Kupën e Botës me përfaqësuesen e Senegalit, por u ndal që në grupe vetëm për shkak të kartonëve të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online