Kukësi sqaron: Gega nuk na solli ndonjë projekt serioz

0

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se Skënder Gega hoqi dorë nga bisedimet me Kukësin për të marrë stolin e skuadrës kampione, i zhgënjyer se drejtuesit e klubit verilindor nuk e mbajtën fjalën, duke qenë se i kishin premtuar prezantimin paraditen e djeshme.

Sot ka ardhur edhe një deklaratë e gjatë e Kukësit në lidhje me këtë çështje, ku sqarohet se klubi po shqyrton CV-të dhe projektet e trajnerëve kandidatë për postin e trajnerit te Kukësi.

Sipas Kukësit, emrat e trajnerëve dhe lojtarëve që qarkullojnë në media kanë shumë të pavërteta brenda.

Gjithashtu, Kukësi sqaron se Skënder Gega nuk ka pasur asnjë akord me klubin: “Gega ka pasur vetëm një takim me presidentin Gjici, nëpërmjet menaxherit të klubit. Në këtë takim presidenti i ka kërkuar Gegës një projekt të tij për Kukësin në afatin kohor të dy ditëve për ta parë dhe më pas për të vendosur nëse ky projekt e bind apo jo. Z. Gega nuk e solli këtë projekt, ndërkohë që klubi ka vijuar punën duke mos pritur më nga ai. Nuk ka pasur asnjë ofertë, asnjë detaj, asnjë shifër, asnjë afat kohor për kontratë, asnjë plan për prezantim zyrtar, por Gega thjesht duhet të sillte një projekt, në bazë të të cilit do të vlerësohej”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.