Kukësi sheh nga kreu, sot për pikë dhe lojë të bukur

Kukësi, veç pikëve kërkon dhe golat përballë kurbinasve, të cilët do të tentojnë të surprizojnë, ashtu si përballë Partizanit para dy javësh

Jurgen Zela

Kukësi do të sfidojë në shtëpi Laçin, në një ndeshje ku pritet të ketë mjaft rivalitet, si në të gjitha sfidat e mëparshme. Verilindorët dhe kurbinasit do të luajnë ndeshjen hapëse të së dielës për llogari të javës së tretë të edicionit të 79-të. Kampionati është ende në metrat e para, megjithatë përballja e javës së shkuar mes Kukësit dhe Partizanit tregoi se sfidat janë të “nxehta” dhe në këtë pikë të kampionatit. Rivaliteti që kanë pasur dy skuadrat në të shkuarën, por dhe fakti që qytetet ndodhen në veri të vendit bën që ky takim të emërtohet dhe një si “derbi”. Skuadrat vijnë me objektiva madhore, Kukësi për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Laçi për të synuar të rikthehet në Kupat e Europës, ashtu si dy sezone më parë. Ndonëse Kukësi ka një pikë më shumë se kurbinasit në klasifikim, laçianët kanë bindur më shumë në lojën e tyre, duke triumfuar pastër në kryeqytet me Partizanin 2-0, por janë mundur me Luftëtarin në shtëpi, megjithatë kanë treguar dhe në atë ndeshje mjaft cilësi. Vendasit i janë falur një 11-metërshi me Kamzën në javën e parë në shtëpi, ndërsa në javën e dytë u ndalën nga “demat” në Tiranë. Në “Zeqir Ymeri” Laçi nuk ka arritur asnjëherë që të marrë pikë të plota, por gjithnjë ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë mjaft të rivalizuara dhe vetëm në një rast ndeshja ka përfunduar me më shumë se një gol diferencë. Milinkoviç dhe Nica do të përballen për të parën herë këtë sezon, me skuadrat që ende nuk kanë kapur ritmin e duhur, ndërkohë që kanë edhe mungesa. Tekniku serb i kuksianëve nuk do të ketë në dispozicion Hair Zeqirin, kurse timonieri i kurbinasve ende nuk ka të gatshëm plotësisht Rexhinaldon dhe mbrojtësin Qaqi. Bardhezinjtë kërkojnë pikë në Kukës dhe me siguri nëse do të arrinin që në fund të triumfonin, pak rëndësi do të kishte loja, pasi dihet që fusha e Kukësit është mjaft e vështirë. Në krahun tjetër vendasit e kanë deklaruar hapur se veç pikëve synojnë të gjejnë dhe lojën e bukur, por mbi të gjitha golat, që në këto ndeshje të para u kanë munguar. Në sezonin e shkuar Kukësi mori dy fitore në shtëpi dhe dy barazime në transfertë, por në këtë edicion të ri Laçi ka synime më madhore dhe vështirësia pritet të jetë më e madhe. Mbrojtja e titullit për Kukësin kalon nga ndeshje si kjo në shtëpi me Laçin, ky është një test se skuadra po rritet në mënyrë progresive. Miqtë do të tentojnë të përligjin pretendimet që kanë, por dhe për të treguar se sfida në javën e parë në kryeqytet nuk ishte aspak rastësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online