Duro: E vështirë, por Teuta nuk ka asgjë më shumë se ne

Trajneri i Flamurtarit kërkon rezultat pozitiv nga skuadra e tij, teksa e vlerëson ekipin durrsak, por nuk beson se janë më lart se

vlonjatët

Elton Nika

Java e tretë e Superiores rezervon një përballje aspak të lehtë për Flamurtarin, pasi luhet ndaj një skuadre që ka bërë mjaft mirë në dy javët e para të kampionatit, duke marrë pikët e plota. Përballë Teutës cilësohet një ndeshje derbi dhe me rivalitet, referuar edhe sezoneve të shkuara. Ndërkohë, pas fitores me Lushnjen, në Vlorë kërkojnë të vijojnë me serinë e rezultateve pozitive. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, e cilëson një ndeshje të vështirë, por sipas tij e tillë do të jetë për të dyja skuadrat, ndërkohë që beson te rezultati pozitiv. Tekniku kryeqytetas flet edhe për mungesat, por edhe për faktin që në këto tre javë skuadra e Flamurtarit është e detyruar të luajë jashtë Vlorës për shkak të problemit të fushës.

-Duro, luhet përballë Teutës kryesuese. Si e shikoni këtë përballje?

Do të luajmë një ndeshje të vështirë. E vërtetë që Teuta ka bërë mjaft mirë në këto dy javë kampionat, por nuk mendoj se ka diferenca, jo vetëm tek të dyja skuadrat, por edhe në skuadrat e Superiores. Diferencat janë shumë të vogla dhe nuk mendoj se Teuta ka diçka më shumë se Flamurtari. Gjithsesi përballja do të jetë e vështirë, por ne megjithatë synojmë rezultat pozitiv.

-Fitorja me Lushnjen ka krijuar më shumë qetësi…

Padyshim që çdo fitore është e rëndësishme në këtë kampionat dhe çdo ndeshje vlen tre pikë. Edhe ndaj Skënderbeut kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por nuk morëm atë që dëshironim, ndërsa ndaj Lushnjes fitorja ishte detyrim dhe ia arritëm, pavarësisht problematikave gjatë 90 minutave të ndeshjes. Por tashmë mendojmë vetëm Teutën dhe duam ët zhvillojmë një ndeshje të mirë në këtë transfertë dhe padyshim me rezultat. Teutën e respektojmë por do të kërkojmë më të mirën.

-Edhe këtë ndeshje Flamurtari do të ketë mungesa…

Për fat të mirë Zhufo është gati, ndërsa mungon vetëm Bicaj për shkak të atij kartoni të kuq absurd të dhënë ndaj Lushnjes. Franc Veliu qëndron prej disa kohësh jashtë dhe duhet të presim ende rikuperimin e lojtarit, i cili do të vijojë të mungojë. Referuar mungesave, duke parë dëmtimin e Veliut që në fillim të sezonit, mungon vetëm Bicaj, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.

-Nuk iu ndahen transfertat. Sa ndikon kjo te skuadra?

Po, është e dyta sipas kalendarit, por e treta referuar faktit që edhe takimin që kishim në shtëpi me Lushnjen e kemi zhvilluar jashtë në Ballsh. Mendoj se kjo nuk është pozitive, pasi çdo skuadër kërkon të luajë përballë publikut të vet. Një skuadër si Flamurtari, e krijuar e re, e ndien mungesën e publikut dhe duhet të mësohet me sportdashësit e vet, ndërsa me rikthimin mendoj se do të kenë shumë emocione si skuadër kur të luajnë në stadiumin e Vlorës.

-Keni marrë tre pikë në dy javë. Tashmë a mund të synohet diçka më shumë?

Çdo skuadër kërkon gjithmonë fitoren në çdo ndeshje. Edhe ndaj Teutës do të kërkojmë diçka të tillë për të patur sa më shumë pikë në renditje. Megjithatë gjithçka vendoset në fushën e lojës, edhe pse ndaj Teutës do të kërkojmë maksimumin në 90 minuta ndeshje.

 

 

Zhufo rikthehet titullar

Bicaj dhe Veliu do të mungojnë në ndeshjen me Teutën, ndërkohë që rikthehet braziliani Zhufo, që pritet ta nisë nga minuta e parë ndaj durrsakëve. Pollozhani do të vendoset përkrah Jakovljeviç në qendër të mbrojtjes, ndërsa pritet aktivizimi i Mustës në të majtën e mesfushës dhe Mersini në mbrojtje. Megjithatë mbetet për t’u parë deri në momentet e fundit, ku nga fillimi mund të luajë edhe Liçaj.

 

Formacioni i mundshëm

Flamurtari

Nurkoviç

Siljanovski Jakovlejviç Pollozhani Musta

Sidibe Useini

Licaj Zhufo Alvesh

Bushiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online