Barcelona fiton edhe “pa” Mesin!

E nxitur edhe më shumë nga fitorja e Real Madridit, Barcelona dje ka fituar 3-0 ndaj Gironës në transfertë. Duke marrë parasysh kundërshtarin e lehtë, trajneri Valverde përdori rotacion duke luajtur me lojtarë si Roberto, Vidal dhe Maskerano, por skuadra e tij fitoi pa probleme, edhe pse Leo Mesi këtë herë nuk e gjeti golin. Dy golat e parë ishin autogola, në pjesën e parë nga Adai dhe në të dytën nga Iraizoz. Më pas, edhe Luis Suarez shënoi dhe Barcelona u mjaftua me kaq, duke menduar edhe për ndeshjet e ardhshme. Leo Mesi me shokë vazhdojnë jenë kryesues në La Liga, me 7 pikë më shumë se “Los Blancos”, me 20 gola të shënuar dhe dy të pësuar. Atletiko Madridi e ndjek me katër pikë më pak në vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online