Kukësi sërish ndryshon shtëpi, Gjici “dhuratë” tifozëve

Kukësi është i detyruar që këtë edicion që të luajë jashtë shtëpisë së saj, pasi “Zeqir Ymeri” nuk i përmbush kriteret që të mirëpresë një ndeshje të Kategorisë Superiore. Ndonëse është premtuar prej shumë kohës që do të ketë një rikonstruksion të plotë, punimet ende nuk kanë nisur.

Verilindorët nuk po gjejnë dot rehati sa i përket stadiumit ku do i luajnë ndeshjet si pritës. Në fillim u vendos për në Shkodër, më pas kaluan në Elbasan, për t’u rikthyer më pas sërish në Shkodër. Gjithsesi, ndeshja e javës së gjashtë do të luhet në Elbasan, kjo për faktin se në “Loro Boriçi’ nuk është i disponueshëm për momentin.

Vetë klubi ka bërë me dije se ndeshja me Luftëtarin do të luhet në Elbasan arena, por njëkohësisht njofton se presidenti Safet Gjici ka hapur dyert për këtë ndeshje.

“Presidenti i Kukësi, Safet Gjici, dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët e ekipit tonë se për ndeshjen e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore që do të luhet me 29 shtator, në orën 15:45 në stadiumin ‘Elbasan Arena’ kundër Luftëtarit, hyrja do të jetë falas”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *