Kukësi rrezikon të humbasë tre më të mirët e verës

 

Nuk është vetëm një opinion personal, por tashmë në bazë të statistikave, Enea Koliçi, Izair Emini dhe Nijas Lena ishin lojtarët më të spikatur gjatë muajt korrik. Statistikat sipas “Instatfootball.com” për lojtarët e Kukësit kanë treguar të dhënat e futbollistëve në aktivitetet e tyre në dy ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe miqësores me Dinamon e Moskës. Mjaft interesante për të kuptuar nivelin e lojtarëve, nga kompania ruse që ka bërë të mundur që në mënyrë grafike të paraqesë të dhënat e çdo futbollisti që ka pasur minuta në këmbë gjatë muajt korrik. E veçanta qëndron tek fakti se të tre lojtarët që kanë arritur rezultate të dalluara, nuk kanë arritur ende një akord me klubin për të ardhmen e tyre. Përveç kësaj situata është e tensionuar me palët që kanë pretendime të kundërta. Koliçi dhe Emini dëshirojnë largimin, pasi kanë jo pak oferta nga klubet jashtë vendit, por dhe Nijas Lena gjithashtu nuk i pajtohet mendimit se kontrata e tij është rinovuar automatikisht. Do të ishte humbje shumë  madhe për Kukësin që t’i largoheshin dhe tre titullarë, që kanë qenë ndër më të rëndësishmit në sezonin e fundit. Rruga e zgjedhur nga Kukësi për të mbajtur xhevahirët e tij duket e gabuar, ndaj kjo po bën që të mbyllet çdo mundësi negocimi.

Koliçi-Kukësi, sot dritarja e fundit

Kampionët do të zbresin sot në fushën e blertë, megjithatë organika është ende në pikëpyetje. Enea Koliçi është një nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pasi një kontratë e depozituar në FSHF në datën 20 korrik është bërë “mollë sherri”. Lojtari pretendon të jetë i lirë, ndërsa klubi të kundërtën. Pas disa takimeve me presidentin Gjici, sot bëhet e ditur se do të ketë të tjera zhvillime. Rruga mes Koliçit dhe Kukësit me shumë gjasa do të ndahet, por mbete për t’u parë nëse do të arrihet me shtrëngim duarsh apo dyerve të gjykatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online