Kukësi prezanton përforcimin e fundit, një mesfushor nga Brazili

Quhet Roxher Zhunio Rodriges, emri sportiv Roxher, dhe prej sot është zyrtarisht pjesë e Kukësit.

Mesfushori 22-vjeçar nga Brazili ka lënë për herë të parë atdheun e tij, për të provuar veten në Europë, me shpresën se do të bëjë karrierë.

Mesfushor ofensiv, në qendër apo nga krahët, i lindur në Goiania, e ka pasur kulmin e vet në vitin 2016, kur luajti 30 ndeshje me
Vila Novan
, klub I Serisë B braziliane.

Në vitin 2017 Vila Nova e huazoi te Botafogo-PB, ku luajti shumë pak dhe u kthye te Vila Nova, ndërsa prej janarit të këtij viti erdhi kalimi tek Atletiko Goianiense. Edhe aty pak hapësirë, 7 ndeshje në kampionatin krahinor të Goianos dhe fund kontrate në prill, ndaj tashmë Roxher lë Brazilin dhe shkon te Kukësi, aty ku kanë luajtur shumë brazilianë vitet e fundit, disa prej tyre me shumë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online