Mëlçia e paligjshme, Abidal poston foton me kushëririn

Erik Abidal ka postuar një foto të tij me kushëririn në spital, në një tentativë të re për të përgjënjeshtruar pretendimet se ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell e ka blerë në mënyrë të paligjshme mëlçinë për të.

Ish-mbrojtësi i Francës u operua me urjgencë në vitin 2021, pasi iu zbulua një tumor në mëlçi, ndërsa kushëriri i tij Zherard dhuroi mëlçinë.

Megjithatë, shtypi spanjoll këtë javë raportoi se Rosell, i arrestuar në vitin 2017 për pjesëmarrje në pastrim parash, e kishte blerë veshkën.

Barcelona ka mohuar çdo akuzë, ndërsa Abidal dhe Hospital Clinic në Barcelonë, ku ai u operua, gjithashtu kanë mohuar çdo aludim.

Abidal, tashmë sekretar teknik te Barça, ka postuar një foto në Twitter, ku shkruan: “Me publikimin e këtij imazhi dua të kërkoj respekt për kushëririn tim Zherard, për të mbrojtur nderin e tij. Denoncoj publikisht sjelljen e disa medieve që vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje rreth ligjshmërisë së një ndërhyrjeje që më shpëtoi jetën! Mjaft më!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online