Kukësi paralajmëron: Kjo është SHPIFJE, nuk lejojmë të na prishin imazhin!

Drejtori i Kukësit, Ramdan Ndreu, u akuzua nga një prej drejtuesve të Flamurtarit, se ai kishte dërguar  një çantë me para për skuadrën e Kastrioti dhe gjyqtarët, me synimin që këta të fundit të ndalonin skuadrën vlonjate. Sot, klubi i Kukësit ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare, ku ka veçuar se kjo është një shpifje dhe se në rast përsëritje do të drejtohet drejt organeve ligjore., po ashtu klubi kuksian thekson edhe arsyen se pse Ndreu ka qenë i pranishëm në stadiumin e Fushë-Krujës.

“Reagim!

Duke iu referuar artikullit të botuar në gazetën ‘Panorama Sport’ ditën e sotme, bëjmë me dije të gjithë opinion sportiv, se Futboll Klub Kukësi asnjëherë nuk është përfshirë dhe as nuk do të përfshihet në situata të tilla, për të ndikuar në rezultatet e klubeve kundërshtare, pasi ne interesohemi vetëm për ecurinë e skuadrës sonë.

Drejtori i Menaxhimit në klubin tonë, Ramadan Ndreu, gjatë ndeshjes Kastrioti – Flamurtari ndodhej si ish-drejtues në këtë përballje, pasi ai është edhe banor i qytetit të Krujës.

FK Kukësi njofton, se në rast përsëritje të situatave të tilla do t’i drejtohemi organeve kompetente, pasi nuk lejojmë që të prishet imazhi i klubit me SHPIFJE të ulëta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *