Kukësi pa trajner, Hallaçi një mundësi reale

Kampionët kërkojnë një trajner të ri, por duhet dikush që duhet të përshtatet shpejt. Kapiteni i Kukësit mund të nisë një aventurë të re, por mundësi është dhe zëvendëstrajneri Gvozdenoviç 

Jurgen Zela

Në Kukës po mendojnë të gjejnë trajnerin e ri. Koha nuk ka shumë, pasi skuadra me 4 janar do të niset për fazë përgatitore. Jo vetëm kaq, por deri në atë datë skuadra duhet të ketë afruar lojtarët e nevojshëm, për të qenë e plotë për përgatitjet në Antalia. Tashmë përfliten shumë emra për të zënë vendin e Mlladen Milinkoviç, por e sigurt është që zgjedhja duhet të jetë e kujdesshme dhe e mirëmenduar. Në të tilla kushte presidenti Gjici duhet të mendojë për dikë që e njeh mirë skuadrën dhe mësohet se drejtuesit e Kukësit kanë nisur të shqyrtojnë disa emra, të huaj dhe vendas.

HALLAÇI – Edhe pse situata nuk është aspak e qetë, zgjidhja mund të jetë në familje. Emri i parë që mund të konsiderohet si një alternativë potenciale është ajo e kapitenin Rraman Hallaçi. Kuksiani luan prej vitesh te kampionët, por që nga ndeshja me Kamzën nuk ka pasur asnjë minutë në këmbë. Pak kohë më parë, për “Sport Ekspres” Hallaçi pati deklaruar se në fund të këtij sezoni mendon të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë që është vakant stoli te kampionët, nuk do të ishte aspak çudi që të niste një aventurë të re, atë si trajner. Hallaçi njihet për karakterin e tij shumë miqësor dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme në skuadër. 34-vjeçari mund të konsiderohet “ilaçi” më i mirë për Kukësin në këtë moment ku ndodhet. Një mundësi e mirë për të dyja palët dhe tashmë mund të mos jetë më vetëm një ide. Topi është në anën e Gjicit, që ka treguar se u jep një dorë trajnerëve të rinj. Shembujt janë konkretë Cungu dhe Duro, me suksesin që nuk ka munguar. Hallaçi po e mendon prej kohësh të ardhmen e tij në fushën e trajningut, pasi kë marrë edhe licencën UEFA A, por mund të drejtojë edhe si lojtar-trajner, pa pasur asnjë problem.

TRAJNERI I HUAJ – Duket shumë e vështirë që në krye të Kukësit të vendoset një timonier i huaj, kjo për faktin se në jo pak raste është treguar se një trajner që nuk e njeh kampionatin shqiptar e ka shumë të vështirë që të përshtatet dhe aq më tepër të ketë sukses. Gjithsesi mbetet për t’u parë, pasi gjithçka është e mundur, përderisa Kukësi po i shqyrton disa mundësi.

GVOZDENOVIÇ – Një opsion për stolin është edhe zëvendëstrajneri Ivan Gvozdenoviç. Kujtojmë që ish-futbollisti i verilindorëve, nuk ishte pjesë e grupit të Milinkoviç, por ai u afrua nga skuadra e Tiranës.  Për momentin serbi po bën rolin e skautit dhe fakti që po merret me merkaton i shton mundësitë që të jetë tekniku i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online