Presidenca, Bashkia dhe Fushaj ngrohin marrëdhëniet mes tyre

Realisht për çështjen e presidencës së re të Vllaznisë ka kohë që flitet. Vllaznia e ka aktualisht presidencën që kryesohet nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Një presidence që në fakt nuk është se nuk ka kontribuar në aspektin e mbështetjes së skuadrës, gjë për të cilën nuk kanë munguar edhe shifra të konsiderueshme financiare që janë bërë publike here pas here në kalimin e arkës së financës së KF Vllaznia. Por, ndoshta ajo që i ka munguar, përpos edhe ndonjë përforcimi tjetër edhe më të madh nga ana financiare ka të bëjë me menaxhimin e klubit. Element ky që bazuar edhe në përvojën e klubeve të tjerë futbolli që funksionojnë nën menaxhimin e komunitetit të biznesit ka dhënë efektin e duhur në arritjen e rezultateve pozitive. Një përvojë e tillë nuk është se nuk njihet në Shkodër. Jo shumë larg ka funksionuar më së miri edhe në klubin e futbollit Vllaznia në kohen kur drejtonte ish-presidenti Valter Fushaj, rezultatet pozitive të të cilit nuk kanë nevojë për koment, sepse janë bërë të ditura disa here edhe në komentet e “Sport Ekspres”.  Pozitive për Vllazninë, apo në një farë mënyre, pse mos të quhet edhe shansi për kuqeblutë ka të bëjë me atë, është vete zoti Fushaj që duke parë edhe situatën delikate të Vllaznisë është shfaqur i gatshëm të mbështesë futbollin shkodran. Nëse deri dje nuk ka pasur një gjuhë të përbashkët mes palëve, më së fundi thuhet se mes zotit Fushaj dhe institucionit bashkiak që ka në administrim klubin kuqeblu ka nisur të ketë një klimë më të ngrohtë përsa i përket bashkëpunimit për të ndihmuar futbollin shkodran të dalë nga kriza. Koha nuk pret, sepse çdo vonesë në këtë drejtim është me shumë pasoja. Ndaj në këtë rast, edhe pse për momentin ligjërisht procedurat privatizimit që kërkohet nga ana e zotit Fushaj, apo edhe e bashkëdrejtimit me Bashkinë mund të kenë afate të caktuara kohore, puna në terren për të rindërtuar Vllazninë pritet të fillojë që këtë fundviti në mënyrë starti zyrtar i 2018-es ta gjejë Vllazninë me një pamje tjetër, më të organizuar dhe më të fortë për të përballuar me sukses mbylljen e këtij kampionati dhe më pas për të menduar akoma më seriozisht për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online