Kukësi nxjerr në shitje biletat, çmimet nuk ndryshojnë

Kukësi do të zhvendoset në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit me skuadrën e Torpedo Kutais, ndryshe nga dy turet e para, që ndeshjet si pritëse skuadra verilindore i zhvilloi në Shkodër. Pak më parë, klubi verilindor ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se biletat për ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Europa League-s kanë dalë në shitje.

Po ashtu janë bërë me dije dhe pikat e shitjes si dhe çmimet për këtë sfidë. Kuksianët do të kenë mundësinë për të siguruar një biletë në Kukës, Kamzë dhe Elbasan.

Çmimet do të jenë të njëjta me ato të dy tureve të para. Me poshtë keni dhe postimin e plotë të klubit kuksian, ku specifikohen veç adresave se ku mund të blihen biletat dhe sektorët e stadiumit me çmimet përkatës.

POSTIMI I KUKËSIT

Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e turit të tretë eliminator të Europa League ndaj Torpedo Kutaisi se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit më 16 gusht, ora 19:00.

– Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.

– Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00.

– Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.

– Pika në Elbasan tek biletaria e stadiumit “Elbasan Arena” çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.

Çmimet e biletave

 – Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja

– Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja

– Tribuna D, E dhe F 500 lekë të reja

– Tribuna G1 dhe G2 300 lekë të reja

-Tribuna C1, C2 dhe C3 kushton 300 lekë të reja

– Tribuna G3 është e miqve.

FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e turit të tretë eliminator të Europa League ndaj Torpedo Kutaisi se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit më 16 gusht, ora 19:00. – Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00. – Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00. – Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00. – Pika në Elbasan tek biletaria e stadiumit “Elbasan Arena” çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00. Çmimet e biletave: – Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja – Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja – Tribuna D, E dhe F 500 lekë të reja – Tribuna G1 dhe G2 300 lekë të reja -Tribuna C1, C2 dhe C3 kushton 300 lekë të reja – Tribuna G3 është e miqve.

A post shared by Fk Kukësi Albania (@fkkukesialbania) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online