“Kukësi nuk ka dalë jashtë loje”! Shehi flet pas fitores 4-0: Nuk i lamë të organizoheshin, mos harroni edhe Vllazninë…

Tirana ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Kukësit. Ndeshja më e fortë e kësaj jave pritej që të ishte, por bardheblutë fituan 4-0. Dy gola nga Seferi dhe dy gola nga Xhixha vendosën fatin e një ndeshje me histori të mbyllur, me Tiranën që tregon diferencë të frikshme nga ndjekësi më i afërt. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport:

Shehi: “Ky është një rezultat që na jep kënaqësi. Nuk mendon kur futesh që do fitosh 4-0. Mendon që do fitosh ndeshjen. Nuk e kishim menduar këtë rezultat, por e kishim menduar se do të dilnim shumë herë para portës. Nuk mendoj që Kukësi ka dalë jashtë loje. Janë dhe 18 javë, ka shumë pikë në lojë. Tani fillon një kampionat tjetër për ne, duhet të rrime me këmbë në tokë, nuk kemi bërë asgjë.

Më e rëndësishme është ndeshja me Skënderbeun, sepse ndonjëherë fluturon pa e kuptuar. Euforia vjen natyrshëm. Nuk do të jetë e vështirë, lojtarët janë me karakter dhe të uritur. Gjithë rastet që kemi dalë te porta ka qenë Xhixha dhe Seferi. Nuk donim që të linim kundërshtarin të organizohej. Ideja ishte që sa të rikuperonim topin të shfrytëzonim thellësinë e Xhixhës dhe Seferit. Janë të dyja skuadra të forta, mos harrojmë dhe Vllazninë, ka shumë kualitet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online