“I lejuam të bënin ç’të donin”, Longo ia vesh fajin menaxherit të Pëllumbit: Na vonoi dokumentacionin, e përgatita ndeshjen me Jorgon

Tirana ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Kukësit. Ndeshja më e fortë e kësaj jave pritej që të ishte, por bardheblutë fituan 4-0. Dy gola nga Seferi dhe dy gola nga Xhixha vendosën fatin e një ndeshje me histori të mbyllur, me Tiranën që tregon diferencë të frikshme nga ndjekësi më i afërt. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport:

Longo (Kukësi): “Gabim ishte ndryshimi i papritur që na ndodhi dy orë më herët. Dy orë para ndeshjes më komunikuan që nuk mund të aktivizosh Pëllumbin. Ne gjithë javën ishim përgatitur me Pëllumbin në formacion, por për shkak të dokumentacionit isha i detyruar të aktivizoja Markun. Shkak është bërë menaxheri Shkumbin Qormemeti që ka vonuar dokumentacionin. Kjo është arsyeja pse morëm disa topa pas shpinës në pjesën e parë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me mënyrën se si e menaxhon ndeshjen, duhet të kesh mentalitet të fortë. Ne humbnim raste, ata shënonin.

Pas një rezultati të tillë është normale të thuash se ishte ditë e keqe, por nisi dy herë para. U reflektua problemi me menaxherin në lojën e ekipit. Duhet të përmirësohemi si skuadër. Nuk është vetëm çështje e mbrojtjes. Humbëm shumë topa dhe i lejuam të bënin ç’të donin. Nuk ndryshon asgjë, ne lu.ftojmë ndeshje pas ndeshjeje për tre pikë. Vetëm në mars do të shihet se cila skuadër është për titull dhe cila jo”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online