Një fitore e lehtë, një stërvitje në prag të Skënderbeut. Kështu mund të cilësohet ndeshja e sotme mes Kukësit e Egnatias, me kampionët në fuqi fitues 4-0, pa asnjë sforcim.
Edhe pse pa disa titullarë të rëndësishëm, Kukësi luajti një ndeshje serioze në Pezë-Helmës, duke mbyllur gjithçka shumë lehtësisht, me 4 gola n 50 minuta.
Sindrit Guri shënoi 2 gola, duke u zhbllokuar, ndryshe nga Alijev, sërish thatë, ndërsa gjetën golin edhe mesfushorët Kërkotiç e Elton Kale.
Fitorja kualifikon Kukësin, që tashmë mendon për supersfidën e së hënës ndaj Skënderbeut.
Kupa e Shqipërisë/ Turi i parë, kthim
Ora 14:00
Kukësi – Egnatia 4-0 (0-1)
Shënues: Guri 18′, 50′ Kërkotiç 25′, Elton Kale 34′