Liria e Shkëmbit, perfekte në Prizren

Nëse do të luante çdo ndeshje në Prizren, Liria do të shpallej kampione. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka pasur një ecuri të çuditshme këtë sezon, sepse nuk po lëshon pikë në shtëpi, ndërsa jashtë fushe ka marrë vetëm një pikë në 4 ndeshje.

Sot Liria fitoi 1-0 ndaj Drenicës, në një ndeshje mjaft të ekuilibruar dhe me pak raste për shënim.

Vendosi një gol i shënuar nga Zenel Gavazaj në minutën e 42-të. Zeneli, vëllai i vogël i Enisit të Skënderbeut,  zvëndësoi në minutën e 36-të Jetmir Sefën e dëmtuar dhe shënoi 5 minuta më vonë. Fat i keq edhe për vetë Gavazajn, i cili doli i dëmtua në minutën e 52-të.

Në formacionin e Lirisë ishin titullarë Bakaj, Domgjoni, Vrapi, Basriu, Sefa, Kote e Artur Magani, të gjithë futbollistë të transferuar këtë verë në Prizren.

Me këtë fitore, Liria shkon në kuotën e 10 pikëve në 7 ndeshje, duke kapur përkohësisht vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online