Rauf Alijev është praktikisht një ish-futbollist i Kukësit dhe mungon vetëm zyrtarizimi i klubit. Sulmuesi i kombëtares së Azerbajxhanit ka arritur marrëveshjen me Kukësin për prishje kontrate, raporton Panorama-sport.
Një gjysmë sezoni fatkeq për Alijev, i ardhur me bujë në verë, me një pagë shumë të lartë për futbollin shqiptar. Pritej shumë prej tij, por krahasimi me Pero Pejiç peshoi shumë dhe Alijev dështoi, ndoshta edhe për faktin se të Kukësi nuk e dinin mënyrën e lojës së Alijevit, i cili luan krejt ndryshe nga Pejiç dhe loja e kampionëve nuk i shkon për shtat. Edhe rezultatet e dobëta kanë shtuar presionin mbi të dhe tashmë ka ardhur vendimi për largim.
Alijev ka luajtur në verë në kupat e Europës, ndaj i ka dy klube në një sezon dhe nuk lejohet të luajë në një kampionat tjetër me skemën vjeshtë-pranverë.