Partizani humbet tifozët: Të premten në stadium kundër së keqes brenda familjes

Vjet ishte Tirana ajo që u fut ne një vorbull të frikshme konfliktesh me grupimin e vet ultras, tani e ka radhën Partizani. Nuk kemi grupime ekstremiste si në vendet fqinjë dhe ky është fat i madh, por kjo nuk do të thotë që tifo, elitë e organizuara në Shqipëri flenë gjumë.

Ultra Guerrilsat është një ndër grupimet me të organizuar dhe të zjarrtë dhe tashmë Partizani e ka humbur.

Prej kohësh shumë kritik ndaj klubit, për menaxhimin e skuadrës, merkatos e shumë gjërave të tjera, Guerrilsat janë treguar të matur dhe kritikonin me pambuk, duke ironizuar me lojtarët dhe duke mos u larguar kurrë nga stadiumi. Tani, pas humbjes së turpshme në Gjirokastër, shoqëruar me kaos total dhe me largim e kthim të Sulejman Starovës, tifozeria e organizuar i shpall luftë klubit, ose më saktë një pjesë të tij, armiqve që po e shkatërrojnë klubin, sipas tyre. Të premten, në ndeshjen e fundit të vitit, nuk do të jetë një ndeshje kundër Vllaznisë, por kundër se keqes se Partizanit. Ja njoftimi i Guerrilsave:

Njoftim tepër i rëndësishëm për të gjithë antarët tanë dhe për të gjithë familjen e kuqe!

Partizanin tonë e kanë zaptuar të pafytyrët! Po e shesin emrin e tij, po e përdhosin në mënyrë të pashpirt sepse asnjë prej tyre nuk e di që Partizani ka një SHPIRT, një shpirt që e farkëtuan me duart e tyre emblema të sportit shqiptar, korifenj dhe heronj që shkruan historinë e Legjendës së kuqe, atë histori që ne e duam kaq shumë!

Prandaj, ju kërkojmë që për fanellën tonë, për Legjendën tonë, të jeni prezentë të premten në stadium. Partizanin nuk mund ta mbajë peng askush!

Ndeshja me Vllazninë luhet në orën 13:00, por kësaj radhe nuk bëhet më fjalë për kundërshtarin. Kësaj radhe e keqja jonë janë ata brenda “familjes”! Ju që jeni në shkollë dilni më herët, ju që jeni në punë merrni leje. Nuk duhet të mungoni kurrsesi!

Të premten në stadium vetëm për Partizanin, vetëm për fanellën!

P.M.T.P

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online