Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka bërë disa gjëra të qartë për skuadrën e tij. Si fillim dyshimet për largimin e trajnerit Armando Cungu u shuan, ndërkohë që nga ana tjetër numri një i klubit kërkon që skuadra e tij të fitojë katër ndeshjet e radhës.
Kamza, Luftëtari, Skënderbeu e Partizani janë ekipet me të cilat do të ndeshjet Kukësi në vijim, për ta përmbyllur këtë fazë me një ndeshje kundër Kastriotit. Fokusi është te takimi i me skuadrën periferike të kryeqytetit, ndërkohë që klubi verilindor ka dalë me një njoftim që lidhet me stadiumin ku do të zhvillohet takimi me Kamzën.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/gm.615816555513614/1684052038406803/?type=3&theater
Kukësi ka vendosur që ta zhvendosë këtë përballje në “Elbasan Arena” dhe mos ta luajë në stadiumin e Kamzës këtë takim. Nuk dihet nëse është një kërkesë e stafit teknik, apo një vendim i klubit. Mbetet për t’u parë nëse kjo zhvendosje është vetëm për këtë takim.
Gjithsesi pak rëndësi ka, Kukësi do të ketë mundësinë të luajë në një terren të mirë dhe të shprehë gjithë potencialin që ka. Nga ana tjetër presidenti Gjici ka vendosur që hyrja në stadium në këtë përballje të jetë e lirë për tifozët.