Kukësi ndihmon Partizanin në Europë, verilindorët i japin mbrojtësin vetëm për ndeshjet në Conference League

Kukësi ka zyrtarizuar ndihmën e dhënë për Partizanin në Europë. Verilindorët kanë gjetur marrëveshjen me të kuqtë për të dërguar Edison Ndrecën te kryeqytetasit. Kjo vlen vetëm sa i përket ndeshjeve që Partizani ka në Conference League, më pas lojtari do të rikthehet sërish te Kukësi.

“FK Kukësi ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e mbrojtësit Edison Ndreca për ndeshjen e Kupave të Europës. Edison Ndreca do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Conference League. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit Ndreca dhe Partizanit në Europë.”-shkruhet në postimin e “verilindorëve”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online