“Nuk duhet të mburresh me këto gjëra, spanjollët punojnë 50 orë për këtë shumë”! Kritika të mëdha për Sergio Ramos, arsyeja janë dy biftek që kushtuan…1000 euro

Sergio Ramos ndodhet me familjen me pushime në Dubai. Mbrojtësi spanjoll vendosi që pjesën e parë të pushimeve verore t’i kalonte në Dubai dhe ishte në qendër të vëmendjes që ditën e parë. Mbrojtësi i PSG-së është kritikuar për një foto të postuar në rrjetet sociale pak ditë më parë. Ai ka darkuar me gruan e tij Pilar Rubio në restorantin e shefit të famshëm Nusret dhe kanë porositur një biftek të artë që është ndër specialitetet më të famshme në këtë restorant në Dubai.

Tifozët kritikuan ashpër Ramos dhe bashkëshorten e tij se kanë shpenzuar deri në 1000 euro për dy nga këto biftekë dhe thanë se ishte një sjellje tepër arrogante dhe se nuk duhej të mburreshin publikisht për gjëra të tilla. Një nga ndjekësve të Ramos ka shkruar poshtë fotos se gjysma e punëtorëve në Spanjë punojnë 50 orë për të fituar paratë që spanjolli shpenzoi për një biftek të zakonshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online