Kukësi do të ndeshet me skuadrën e Teutës të shtunën në mbrëmje. Verilindorët suksesin e parë me Tiranën këtë edicion dhe shihen si një nga skuadrat pretendente. Për ndeshjen në “Niko Dovana” tekniku Armando Cungu nuk do të ketë sulmuesin Rexhinaldo, i cili ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit me Kombëtaren, por nuk do të jetë e vetmja mungesë me peshë ajo e lojtarit nga Mozambiku.
Mësohet se dhe Simo Rrumbullaku nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Gjirokastriti u dëmtua në Vlorë, në ndeshjen e javës së dytë dhe acarja në gju ka qenë e thellë, dhe plaga ende nuk është mbyllur plotësisht.
Në të majtë të mbrojtjes, kuksianët kanë Vangjel Zguron, i cili pritet që të marrë sërish vendin e Rrumbullakut. Për këtë ndeshje pritet që të jetë rikuperuar mesfushori Arbër Çyrbja, i cili po ashtu la fushën e lojës në takimin me Tiranën.