Kukësi me formacion agresiv dhe sulm total, te 11-metërshat shkëlqen Karioka

Kukësi do të synojë të përmbysë avantazhin 1-0 në “Elbasan Arena”, duke shtuar forcat në sulm. Ashtu siç “Sport Ekspres” mësoi dje, Pejiç do të ketë ndihmën e tetovarit Emini. Zeqiri nuk e nis sfidën nga minuta e parë, për t’i lënë vendin sulmuesit, i cili gjatë kampionatit ka qenë një titullar fiks. Karioka nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë sfidë dhe do ta nisë nga stoli, ashtu si izraeliti Nasar. Edhe pse në sulm do të jenë dy lojtarë, porositë e stafit teknik kanë qenë për lojtarët e krahut Kale dhe Guri, të cilët do të kenë detyrën të shtyjnë përpara. Rezultati i ndeshjes së parë detyron të ushtrohet presing në çdo pjesë të fushës. Për ndeshjen e sotme, trajneri i Sherifit ka paralajmëruar ndryshime, por me shumë gjasa, e vetmja lëvizje e teknikut italian, do të jetë aktivizimi i autorit të golit nga minuta e parë.

Praktikohen 11-metërshat, spikat Karioka

Duhet të mendohet gjithçka, pasi rezultati i ndeshjes së parë lë vend për të menduar për të gjitha mundësitë. Në seancat e fundit, Kukësi i ka kushtuar jo pak vëmendje edhe goditjes së 11-metërshave. Edhe në seancën e fundit, që është zhvilluar në ”Elbasan Arena”, stafi teknik i ka mbikëqyrur lojtarët për ekzekutimin e penalltive. Ka spikatur braziliania Karioka, i cili edhe pse nuk është gati të luajë 90 minuta, nga pika e bardhë është treguar shumë i saktë. Nëse kualifikimi do të shkojë te penalltitë, Kukësi i ka marrë masat.

FORMACIONI I MUNDSHËM I KUKËSIT (4-4-1-1)

Koliçi – Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku – Guri, Lena, Musolli, Elton Kale – Emini – Pejiç

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHERIF TIRASPOL(4-5-1)

Mikuliç – Kristiano, Raku, Posmak, Sushiç – Damashkan, Badibanga, De Nojer, Brezovec – Bajala – Mugosha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online