Kukësi ka mundur që të regjistrojë suksesin e katër radhazi në kampionat, pasi ka mundur Luftëtarin 1-0 në “Elbasan Arena” me golin e Rexhinaldos. Sulmuesi nga Mozambiku shfrytëzoi maksimalisht 11-metërshin e fituar nga Cuculi, duke vendosur fatin e këtij takimi.
Në një stadium ku numri i tifozëve nuk e arrinte numrin 100 pjesa e parë ishte e vakët dhe me pak raste. Skuadrat rrezikuan shumë pak në portat kundërshtare dhe vetëm një rast i Ethemit dhe një tentativë e Tigruxhës ishin shumë pak për të ndryshuar diçka në rezultatin e kësaj ndeshjeje.
Në fraksionin pjesës së dytë Kukësi, verilindorët fituan të drejtën e një 11-metërshi, pasi Cuculi u ndal në mënyrë të parregullt nga Ramadani. Rexhinaldo mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke kaluar të tijtë në avantazh.
Pak sekonda më vonë miqtë pretenduan për një 11-metërsh, për prekje të topit me dorë nga Cuculi, por kryesori nuk ishte i këtij mendimi. Gjirokastritët e rritën presionin dhe kishin më shumë iniciativë, por nuk arritën dot që të mposhtnin Stivi Frashërin.
Kukësi shkon në kuotën e 13 pikëve dhe arri Partizanin në klasifikim dhe tani përgatitet për takimin me korçarët në mesjavë. Në anën tjetër Luftëtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
KUKËSI 1-0 LUFTËTARI
Shënues: Rexhinaldo 49′ (penallti)
GOLI
49’ – Ramadani ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Cuculit dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Rexhinaldo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj (Dzaria 71′), Shkodra, Melo (Çyrbja 79′), Shafik Tigruxha (Shpehar 46′), Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Qaqi, Harba, Kalaja.
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani (Dunga 77′), Rapo, Milosavljev, Radoviç (Hyseni 69′), Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Oshafi, Demo, Janiçiç, Açka.
Kartonë të verdhë: Rexhonaldo 43’/ Ramadani 48′, Hoxha 50′