Kukësi konfirmon stadiumin, publikohen çmimet e biletave ndaj Tiranës

Izraeli ka kërkuar stadiumin “Elbasan Arena” në dorëzim një javë para ndeshjes me Shqipërinë, çka ka bërë që takimi Kukësi-Tirana, i  parashikuar të luhej të dielën, të spostohet në një tjetër impiant. Pati diskutime të shumta, teksa u paraqitën si opsione “Selman Stërmasi” dhe stadiumi i Kamzës, por në fund u përcaktua që të luhej në Shkodër.

“Ndeshja e javës së tretë mes FK Kukësit dhe Tiranës nuk do të luhet në ‘Elbasan Arena’ për arsye se do të zhvillohet ndeshja e Shqipëri – Izrael, prandaj do të spostohet në stadiumin “Loro Boriçi” të dielën në 16:45”, njofton klubi i Kukësit, që bën me dije edhe çmimet e biletave.

ÇMIMET E BILETAVE
Tribuna VIP – 1000 lekë
Tribunat A dhe B – 500 lekë
Tribunat D dhe C – 200 lekë
Tribuna E5 (Miqtë) – 200 lekë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *