Moxhi elozhe Tares: Punon në hije, krijon ekipe të shkëlqyera

Shqipëria, periudha e kaluar te Partizani, është një prej pikave më të ulëta për Luçiano Moxhin. Megjithatë, në Itali mbetet personazh. Në një intervistë të gjatë për Xhankarlo Doton në “Corriere dello Sport”, ai foli për shumë tema.

Gjithçka e parë me sytë e “Big Luçianos”, që ndihet ende një viktimë e “Calciopolit” dhe një zbulues talentesh. Rreth kësaj të fundit, në evidentimin e lojtarëve, Moxhi nuk i kursen elozhet për Igli Taren, drejtorin sportiv të Lacios.

“Igli Tare po bën hapa gjigandë. Punon në hije, i heshtur, por krijon gjithmonë skuadra të shkëlqyera”, tha ish-drejtuesi i Juventusit.

Edhe pse Luçiano Moxhi nuk është më aktiv në futbollin e luajtur në Itali, ai mbetet një prej personazheve më të rëndësishëm mediatikë, për analizimin e skuadrave. Për këtë vlerësimet janë të rëndësishme, me Igli Taren, i cili bën të mundur që Lacio të ketë një skuadër konkurruese në Serinë A, me buxhet disa herë më të ulët se klubet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online