Lajmi i marrjes në pyetje të disa anëtarëve të Kukësit në Vjenë nuk u konfirmua zyrtarisht dje në mbrëmje, por sot ka rezultuar i vërtetë.
Disa futbollistë dhe trajneri Gjoka janë pyetur nga policia vjeneze dhe janë lënë të lirë
Nga klubi i Kukësit konfirmojnë gjithçka, duke sqaruar se sot skuadra do të jetë në Moldavi, pa probleme të tjera.
Gjithçka lidhet me akuzat e kundërakuzat mes Federbetit e Kukësit dhe tani autoritetet austriake duan të shohin qartë në këtë histori.
Edhe vjet në verë e njëjta gjë i ndodhi Teutës në Austri.