Dëmtimi i Valdet Ramës nuk ka qëlluar aq i rëndë sa dukej për fatin e mirë të Kukësit. Anësori ofensiv u dëmtua në përballjen me Flamurtarin dhe u raportua për një problem në menisk, dëmtim që do e mbante për të paktën dy muaj jashtë fushave.
Gjithsesi duket se gjithçka ka qenë një alarm fals, pasi 31-vjeçari nuk do të operohet dhe do të bashkohet me ekipin javën e ardhshme.
Klubi verilindor ka publikuar në faqen zyrtare gjendjen e ish-lojtarit të kombëtares. Rama ka kryer disa kontrolle, që kanë konfirmuar problemin në menisk. Ai nuk e ka mbyllur sezonin, për momentin po qëndron pushim dhe javën e ardhshme do të nisë përgatitjet me ekipin.