Sezoni aktual është në epilog, por klubet shqiptare kanë ende shumë për të luajtur, për Europën apo mbijetesën.
Ndërkaq, Kukësi është me mendjen te kupa, sepse kërkon finalen dhe trofeun, ndaj nuk është ende me pushime. Megjithatë, klubi verilindor kërkon t’i bëjë gjërat si duhet dhe ka nisur që tani punën për sezonin e ardhshëm.
Nga ekipi aktual do të largohen shumë lojtarë, si dhe priten përforcime cilësore, që natyrisht do të zyrtarizohen në qershor.
Për momentin ka vetëm bisedime dhe Kukësi e ka nisur nga porta, sepse ka nisur punën për të afruar portierin Ilir Avdyli, raporton “Sport Plus” në Klan Plus.
Avdyli ishte pikë kyçe te Kamza këtë sezon, por është pushim prej kohësh, që kur Kamza u përjashtua nga kampionati për ngjarjen dramatike në Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri.