Kukësi i gëzohet ndërprerjes së kampionatit, lajme të mira dhe nga infermieria

Kuksianët pësuan dy humbje radhazi dhe tani e shohin kreun e klasifikimit plot 6 pikë larg. Dy humbjet radhazi erdhën ndaj dy rivalëve për titull, ndaj kjo e shton akoma dhe më shumë peshën e këtyre ndeshjeve. Pushimi ka ardhur në kohën e duhur, pasi skuadra dhe stafi teknik së bashku me drejtuesit kanë mundësinë që të reflektojnë dhe të shohin se çfarë nuk ka shkuar mirë.

Ndeshja e fundit e fazës së parë për kuksianët është takimi me Kastriotin, që ndodhet në një pozitë shumë të vështirë dhe në kërkim të pikëve. Gjithsesi, për Kukësin ka vetëm një rrugë, pasi në të kundërt nuk do të ishte çudi që të kishte penalitete.

Lajm i mirë mund të jetë se Simo Rrumbullaku me shumë gjasa do të jetë gati që ta nisë nga minuta e parë. Gjirokastriti mungon që nga java  e dytë dhe trajneri Cungu nuk ka nguruar që ta përmendë peshën që ka pasur mungesa e tij. Çarja në gju është mbyllur plotësisht se mbrojtësi do të përgatitet me grupin në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online