Pasi prezantoi prurjen e fundit të Kukësit, menaxheri i përgjithshëm i skuadrës, Naim Halili, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke prekur disa tema delikate. Nga arsyeja e largimit të Naser, merkato, si dhe përplasja me Eminin. Halili tregohet i prerë në çështjen e fundit, ku shprehet mjaft i sigurt se tetovari do të kthehet në skuadër, pas verdiktit të FIFA-s.
LARGIMI I NASER – “Jo, nuk ishte vetëm ana financiare, por nga dyshimet që kishte trajneri. U gjet mundësia për të shkëputur kontratën në mënyrë konsensuale”.
MERKATO E DETYRUAR – “Nuk ishte largimi i izraelitit ai që bëri Kukësin të futej në merkato. Në rastin konkret, Kërkotiç ka qenë një dëshirë e trajnerit që në fillim. Kjo dëshirë e trajnerit u realizua dhe besoj që merkato është e përfunduar. Trajneri është i kënaqur. Ne kemi plotësuar çdo kërkesë që ka pasur trajneri. Ne presim tani vetëm trajnerin”.
ÇËSHTJA EMINI – “Ne kemi ndjekur procedurat për çdo lojtar tjetër. Të gjithë janë koherentë me ngjarjet që kanë ndodhur. Besoj se shumë shpejt Emini do të dalë në stërvitje. A do të ketë penalitet për të kur të kthehet? Ajo varet nga presidenti Gjici”.