Kukësi harron gjobën: Koliçi ishte me leje

Verilindorët hedhin poshtë deklarata pa fund dhe njoftojnë se Koliçi do të dalë në stërvitje, duke lënë mënjanë polemikat në distancë

“Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin, leje nga presidenti Gjici”, kështu nis postimi i Kukësit në faqen zyrtare. Siç dihet tashmë, Kukësi dhe Enea Koliçi kishin pretendime të kundërta për sa i përket kontratës. Lojtari nuk është paraqitur në stërvitje, duke e konsideruar veten një lojtarë të lirë. Klubi ka depozituar në datën 20 korrik në ambientet e FSHF-së një kontratë të re, duke pretenduar se dhe për një sezon do të jetë pjesë e verilindorëve. Në datën 1 gusht ishte seanca e parë stërvitore dhe drejtuesit e klubit të Kukësin nuk ngurruan aspak që të publikonin dhe masën disiplinore për lojtarin në fjalë, e cila ishte një rrogë mujore, ose e përkthyer ndryshe 10% e rrogës vjetore. Jo vetëm kaq, por në deklaratat e mëvonshme klubi specifikonte me emër të përveçëm se Koliçi ishte pjesë e Kukësit dhe nuk mund të largohet, pavarësisht pretendimeve të tij. Në një situatë të tillë  vetë lojtari njoftoi se ka ngarkuar avokatin e tij që me Kukësin të përballej në gjyq. Deklaratat e të dyja palëve linin të kuptohej se kishte një çështje të hapur dhe situata nuk ishte aspak e qetë. Po, por vetëm deri dje, sepse gjithçka për kampionët nuk ka qenë e vërtetë.

POSTIMI

Përmes një postimi në “Facebook”, Kukësi i ka habitur të gjithë, teksa deklaron se mes klubit dhe Koliçit ka pasur gjithnjë “paqe”. E papritur! Në postim njoftohet se presidenti Gjici i ka dhënë disa ditë leje “gardianit”: “Portieri i Kukësit Enea Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin e Kukësit. “Gardiani” i portës kuksiane pritet t’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij. Presidenti Safet Gjici ka mirëkuptuar kërkesën e portierit për të pasur disa ditë më shumë pushime se pjesa tjetër e grupit. Lajmet që qarkullojnë në medie janë të pavërteta, pasi Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin”, përfundon njoftimi i Kukësit. Vërtet shumë e vështirë për t’u besuar, megjithatë në Kukës i qëndrojnë kësaj hipoteze. Koliçin e presin në stërvitje sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online