Kukësi fluturon me Pejiç, debuton edhe izraeliti

Pas suksesit ndaj Botoshanit, Kukësi ka mposhtur edhe Rostovin rus, në miqësoren e tretë në Austri.

Fitore 1-0, me gol nga Pero Pejiç në mesin e pjesës së parë, në një ndeshje të ekuilibruar, ku trajneri Ernest Gjoka i përdori gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.

Rostovi luajti kryesisht me të rinjtë, pasi në mbrëmje do të luajë kundër çekëve të Mladas, ndaj Kukësi përfitoi, pasi ndaj ekipit të parë do të ishte shumë më e vështirë të fitohej, edhe pse janë vetëm miqësore, ku rezultati nuk përbën prioritet.

Dyshja Shameti-Serran në qendër të mbrojtjes po konsolidohet dita-ditës dhe ky është lajmi më pozitiv për kampionët e Shqipërisë, ndërkohë që Gjoka provoi si mesfushor të djathtë Sindrit Gurin, në një formacion 4-4-1-1, me Eminin pas Pejiç në sulm.

Në pjesën e dytë debutoi edhe izraeliti Siraji Nasar, i cili vetëm dje mbërriti në Austri dhe trajneri Gjoka vendosi t’i jepte disa minuta, për të nisur ambientimin me ekipin e ri.

 

Kukësi – Rostov 1-0

Goli: Pejiç 22’

Formacioni titullar i Kukësit: Koliçi – Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku – Guri, Musolli, Lena, Elton Kale – Emini – Pejiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online