Kukësi ekipi i momentit, Skënderbeu 4 pikë larg titullit

Fitorja e Kukësit dhe në Korçë mbylli javën e 31-të në Superiore dhe shtyu festën e Skënderbeut, që gjithsesi titullin e ka në dorë. Skuadrës së Dajës i duhen vetëm 4 pikë për të festuar, edhe nëse Kukësi i fiton të gjitha deri në fund. Javën e ardhshme Skënderbeu viziton Laçin, ndeshje me dyer të mbyllura, një test para finales së Kupës. Një fitore aty bën që një javë më pas në Lushnjë titulli të bëhet matematik me një pikë.

Ndërkaq, Kukësi ka shkuar +8 nga Luftëtari dhe këtë fundjavë pret Lushnjën, çka e bën të sigurt vendin e dytë. Skuadra e Pakultit është në formë perfekte, me 16 pikë në 6 ndeshjet e fundit, 4 me shumë se Skënderbeu.

Fundjava ishte e Artë për Luftëtarin, që ka hedhur një hap gjigant drejt Europës. Fitore ndaj Flamurtarit, kombinuar me humbjen e Laçit dhe barazimin e Partizanit, gjithçka perfekte.

Pas Luftëtarit, garë e egër, Partizani, Laçi e Flamurtari janë aty-aty.

Sa për fundin e tabelës, barazimi i Kamzës në Durrës ka ndryshuar shumë gjëra. Teuta zbret e parafundit, viziton Partizanin këtë javë dhe nëse gjithçka shkon keq, mund ta shohë veten me një këmbë në Kategorinë e Parë që tani, mjafton një humbje në Tiranë, kombinuar me fitoret e Kamzës dhe Vllaznisë përkatësisht ndaj Luftëtarit e Flamurtarit. Kombinim i vështirë, por aspak i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online